Shqipëria “qep gojën” përballë provokimit të Xhokoviç, Franca jo! Ministrja: Të mos përsëritet!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2023 | 17:55

Shqipëria “qep gojën” përballë provokimit të Xhokoviç, Franca jo! Ministrja: Të mos përsëritet!

Provokimi i tenistit serb Novak Xhokoviç pas një fitore në Roland Garros, duke shkruar “Kosova është zemra e Serbisë” në një moment të tensionuar mes dy vendeve, ka kaluar në heshtje të plotë në Shqipëri. Qeveria dhe autoritetet përkatëse të sportit kanë preferuar që të mos reagojnë ndaj këtyre provokimeve që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.

xhokovic

Por nëse Shqipëria hesht, Franca nuk e bën një gjë të tillë dhe ka qenë vetë ministrja e Sporteve, Ameli Udea-Kastera, ajo që ka bërë një paralajmërim të qartë.

“Qartësisht nuk ishte një mesazh i përshtatshëm”, tha ajo në një intervistë për televizionin publik “Francë 2”. Ministrja shpjegoi se Ameli Moresmo, e cila është drejtuese e turneut të Roland Garros, ka folur me stafin e tenistit serb dhe ka bërë të qartë në emër të organizatorëve që situata “nuk duhet të përsëritet pasi ka një parim neutraliteti në turne”.

Sipas ministres franceze, veprimi i Xhokoviç kishte qenë i një “militanti” dhe “shumë politik”, ndaj ajo bëri të qartë se nuk duhej të shfaqej në një kompeticion të tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"