Shqipëria U19 zhgënjen në miqësoren e dytë me Kosovën, skuadra e drejtuar nga Ahmataj e mbyll me 5 gola të pësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 16:57

Shqipëria U19 zhgënjen në miqësoren e dytë me Kosovën, skuadra e drejtuar nga Ahmataj e mbyll me 5 gola të pësuar

Kombëtarja shqiptare U19 e ka mbyllur me një humbje miqësoren e dytë të luajtur kundër Kosovës, si pjesë e grumbullimit disaditor që zhvilluan lojtarët e kësaj grupmoshe nën drejtimin e trajnerit Julian Ahmataj.

shqiperi kosove u19

Pas fitores 2-0 në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës në ndeshjen e parë, kuqezinjtë nuk kanë arritur të përsëritin veten sot edhe një herë në “Arena Egnatia” teksa janë mundur me shifrat 5-2 nga “Dardanët”.

Pa kaluar 30 minuta lojë Kosova ishte në avantazhin e tre golave me dy të shënuar nga Selishta e një nga Hoti. Sulejmani shënoi golin që shkurtoi rezultatin në 3-1 në fundin e pjesës së parë ndërsa në të dytën Tosku shënoi përsëri për kuqezinjtë. Megjithatë, Suplija dhe Gashi në minutat e fundit bënë që Kosova të thellonte rezultatin dhe të fitonte këtë ndeshje me shifrat 5-2.

Formacioni titullar i Shqipërisë: Amarildo Dervishaj, Kleo Shpuza, Fabjan Perndreca, Antonis Dama, Adi Kurti, Jordi Jaku, Dean Vranici, Briajan Gjyla, Ron Hasani, Frederik Tosku dhe Flavio Sulejmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"