Shqipëria zyrtarisht pa trajner, FSHF nxjerr ne shitje biletat për ndeshjet e shtatorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 20:35

Shqipëria zyrtarisht pa trajner, FSHF nxjerr ne shitje biletat për ndeshjet e shtatorit

Pas përfundimit të aventurës në Europian, tashmë fokusi është te Liga e Kombeve. Edhe pse ende nuk kemi një zyrtarizim të trajnerit Silvinjo dhe kuqezinjtë janë momentalisht pa një trajner në kontratë, Shqipëria do të nisë rrugëtimin në UEFA Nations League në muajin shtator të këtij viti, aty ku kuqezinjtë ndodhet në grupin B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.  

-900-0-1721153311xshqiperia-743

Gjasat janë të mëdha që Silvinjo të vazhdojë me kuqezinjtë, gjithsesi mungon zyrtarizimi.  Ndeshjen e parë Shqipëria do ta luajë në transfertë më datë 7 shtator ndaj Ukrainës. Ndërsa më datë 10 shtator kuqezinjtë do të luajnë takimin e dytë në këtë kompeticion ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45. 

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për sfidë Shqipëri – Gjeorgji në linkun: ebileta.al. 

Çmimet nisin nga 1 mijë lekë të rinj pas porte. Çmimi minimal në tribunën kryesore është 8 mijë lekë të rinj, ndërsa tribunat ballore variojnë nga 2 mijë e 500 deri në 4 mijë lekë.  

 WhatsApp Image 2024-07-16 at 20.29.57

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta. 

Procedura se si blihet bileta online: 

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail. 

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. 

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail) 

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"