Shtatë përforcime zyrtare, Dinamo niset për fazën përgatitore në Itali: Grupi i lojtarëve do vijojë të plotësohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 17:41

Shtatë përforcime zyrtare, Dinamo niset për fazën përgatitore në Itali: Grupi i lojtarëve do vijojë të plotësohet

Dinamo u nis ditën e sotme drejt Italisë, ku do të zhvillojë edhe fazën përgatitore. Blutë e drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti, do të qëndrojnë plot 3 javë, aty ku edhe grupi i lojtarëve do vijojë të plotësohet. 

DINAMO

Deri tani Dinamo ka bërë 7 përforcime zyrtare, që janë portieri Teqja, mbrojtësi Muzek, mesfushorët Dita dhe Doçi, si dhe sulmuesit Mandela, Qardaku dhe Xhordi. Dy prej këtyre lojtarëve janë vetëm 19 vjeç dhe mund të konsiderohen më tepër një investim për të ardhmen e Dinamos.   

Gjatë qëndrimit në Itali, skuadra shqiptare do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.  

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT:

Skuadra u nis ditën e sotme për zhvillim e fazës përgatitore në Itali.
18 herë kampionët do të qendrojnë atje për tri javët në vijim, aty ku do edhe grupi i lojtarëve do vijojë të plotësohet. Gjatë qendrimit në Itali, skuadra do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"