Shtatë trofe, Florentino Perez lë pas legjendën Santiago Bernabeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2024 | 17:10

Shtatë trofe, Florentino Perez lë pas legjendën Santiago Bernabeu

Historia e Realit të Madrid flet për Santiago Bernabeun dhe atë që ai bëri, çfarë ishte në gjendje të bënte me mënyrën e tij të të kuptuarit të menaxhimit të një klubi sportiv. E admirueshme!PerezStadiumi, Kupat e Europës, qendra stërvitore, klubi… Ishin kohë të ndryshme. Dukej e pamundur për ta kapërcyer atë. Epo jo, nuk është kështu, pasi një president tjetër, me respektin më absolut për historinë dhe atë që ishte Santiago Bernabeu, ka arritur të çojë në krye klubin e bardhë.

E tashmja shikon drejt Florentino Perezit. E ardhmja po ashtu. Për shkak të menaxhimit, sukseseve, stadiumit, Valdebebas… Çdo sezon historia dhe trashëgimia rritet, por është arritur edhe ajo që dukej e pamundur.

Me fitoren në Londër, presidenti i Realit të Madridit ka arritur të kapërcejë atë që dukej si një sfidë e paarritshme për çdo njeri, që nuk ishte tjetër veçse tejkalimi i gjashtë Kupave Evropiane të Santiago Bernabeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"