Shuhet ëndrra e madhe e Milanit, Zirkze ka akordin për transferimin në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 20:22

Shuhet ëndrra e madhe e Milanit, Zirkze ka akordin për transferimin në Angli

Xhoshua Zirkze po bëhet gati t’i japë lamtumirën Bolonjës, por edhe futbollit italian. Sulmuesi i ndjekur nga klubet e mëdha italiane, me në krye Milanin që kërkonte me ngulm lojtarin prej disa muajsh, tani po bëhet gati që të zbarkojë në Angli, ku pritet të veshë fanellën e Mançester Junajtid.

joshua-zirkzee-bologna-fc-2022-23-1684246434-107182

Gjithçka ka lidhje me mundësitë financiare të klubit në fjalë pasi “Djajtë e kuq” jo vetëm që janë dakord të paguajnë klauzolën prej 40 milionë eurosh të holandezit, por edhe komisionin prej 15 milionë eurosh që kërkojnë menaxherët e tij për të bërë të mundur këtë transferim. Milani nuk dëshironte të paguante menaxherët, ndaj tani do të shohë t’i ikë nga duart atë që ishte objektivi i madh i merkatos.

Sipas mediave britanike, Mançester Junajtid e cilëson si “paketë të plotë të leverdishme” pagesën e klauzolës dhe të menaxherit KIa Jorabçian, ndaj është gati të paguajë këtë shifër, Për këtë arsye është lajmëruar edhe Bajern Mynih i cili është zotëruesi i vërtetë i kartonit të futbollistit dhe palët do të mbyllin në ditët e ardhshme diskutimet për të ardhmen e tij duke finalizuar transferimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"