Shumë lojtarë në provë te Dinamo, një mbrojtës spikat mbi të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 22:27

Shumë lojtarë në provë te Dinamo, një mbrojtës spikat mbi të gjithë

Gjatë kësaj periudhe drejtuesit e Dinamos kanë afruar shumë lojtarë për provë, duke besuar se ndonjë ose disa prej tyre mund të jenë të vlefshëm për skuadrën.

Dinamo

Janë përgjithësisht të rinj që vijnë nga skuadra vendëse, por edhe të huaja. Mes tyre, sipas burimeve të gazetës, ka spikatur mbrojtësi lezhjan Gjikola.

Lojtari 22-vjeçar ka parametra të kënaqshëm fizikë dhe gjasat janë që ai të qëndrojë te Dinamo. Redinel Gjikola luan në rolin e qendërmbrojtësit dhe mund të jetë një alternativë e mirë e kryeqytetasve, të cilët për këtë pozicion kanë afruar kroatin Muzek, përveç Hoxhës dhe Jankut nga sezoni i kaluar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"