Silvinjo e “gozhdoi” në stol gjatë EURO 2024, gjigandi turk bën gati ofertën për mbrojtësin kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 23:29

Silvinjo e “gozhdoi” në stol gjatë EURO 2024, gjigandi turk bën gati ofertën për mbrojtësin kuqezi

Ardian Ismajli shpresonte të ishte protagonist në Euro 2024 me fanellën e Shqipërisë, ashtu sicc kishte qenë gjatë të gjithë eliminatoreve. Por trajneri Silvinjo preferoi para tij Arlind Ajetin, duke lënë në të gjitha ndeshjet në stol qendërmbrojtësin kuqezi.

Ismajli-2048x1365-1-1024x683

Megjithatë, paraqitjet e Ismajlit me klubin e tij kanë mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura dhe për të sjellë oferta të rëndësishme për lojtarin i cili është nën kontratë me Empolin. Mediat italiane bëjnë të ditur se klubi i Beshiktashit është vënë në garë për të siguruar shërbimet e Ismajlit këtë verë.

“Sky Sport” bën të ditur se trajneri i ri, Xhovani Van Bronkhorst, ka piketuar futbollistin shqiptar si një përforcim të rëndësishëm për prapavijën dhe përfaqësuesit e Beshiktashit do të nisin në ditët e ardhshme bisedimet konkrete me klubin italian për transferimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"