Silvio Zogaj i jep lamtumirën kampionatit shqiptar, sulmuesi zyrtarizohet te klubi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2024 | 17:13

Silvio Zogaj i jep lamtumirën kampionatit shqiptar, sulmuesi zyrtarizohet te klubi i ri

Silvio Zogaj ka nisur një aventurë të re jashtë kampionatit shqiptar të futbollit ku ka veshur fanellën e ekipeve me emër si Vllaznia, Teuta e Flamurtari. Sulmuesi 26-vjeçar nga ky sezon do të luajë në kampionatin kosovar të futbollit.

zogaj

Zogaj i është bashkuar klubit të Lirisë së Prizrenit, i cili ra nga kategoria në fund të edicionit të kaluar, por po ndërton një skuadër të denjë për kthimin e menjëhershëm në elitë.

NJOFTIMI I KLUBIT

Silvio Zogaj është transferimi i radhës te FC Liria për sezonin 2024/25! Silvio, një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme dhe përvojë të pasur, do të përforcojë ekipin tonë dhe do të jetë një shtesë e rëndësishme në formacionin tonë.

Gjatë karrierës së tij, ai ka kaluar gjithë kohën duke luajtur në ligat shqiptare, me shumicën e ndeshjeve të tij në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar, ku spikasin ekipe si Vllaznia, Flamurtari, Teuta dhe së fundi Erzeni.

I pozicionuar si sulmues i majtë, Zogaj është i njohur për aftësitë e tij të driblimit, shpejtësinë dhe krosimet e tij të sakta në zonën e rreptësisë. Me kalimin e tij te FC Liria, ekipi shpreson të përfitojë nga talenti i tij për të kaluar kundërshtarët me lehtësi dhe për të krijuar raste të rrezikshme për shokët e skuadrës.

Mirë se vjen, Silvio! Jemi të gëzuar që të kemi në ekip dhe presim me padurim të shohim kontributin tënd në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"