Simone Inzagi sheh “dyfish”, tani ka një Inter me 2 formacione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 12:46

Simone Inzagi sheh “dyfish”, tani ka një Inter me 2 formacione

Simone Inzagi sheh “dyfish”. Madje sheh bukur dhe qartë. Sepse për sezonin e ri trajneri kampion i Italisë mund të mbështetet në një organikë me 22 lojtarë titullarë, ideali për të nisur një sezon stimulues dhe masakrues të të njëjtën kohë.

inzagi

Por trajneri do të ketë luksin e rrotacioneve për të mbajtur të karikuar ekipin deri në verën e vitit 2025. Kompeticioni që shtohet përveç kampionatit dhe Champions-it me një formulë të re është Botërori për klube që do të përfundojë në mes të korrikut.

LËVIZJET- Në pritje të vendimeve që do të marrin Denzel Dumfris dhe Arnautoviç, Interi dje ka arritur që të mbyllë marrëveshjen me portierin. Pas parametrave zero, Taremi dhe Zielinski, ka ardhur e zeza mbi të bardhë për Jozef Martinezin, 26-vjeçarin spanjoll që aktivizohet me Xhenoan. Në ekipin e Xhenoas do të shkojnë 13 milionë euro dhe 2 bonuse. Nuk do të ketë lëvizje të lojtarëve të rinj. Sepse Oristiano, që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Xhenoas mund të përfshihet në një tjetër transferim atë të Gudmunsonit drejt Interit. Zyrtarizimi i Martinezit do të bëhet në javën e ardhshme. Bëhet fjalë për një portier që në harkun kohor të pak sezoneve do të marrë vendin e titullarit të zikaltërve.

TRE PËR DY- Nëse në portë, janë dy numra 1 në të gjitha senset, e njëjta gjë vlen edhe për lojtarët që lëvizin. Të lësh në stol një titullar nuk do të thotë që të prishësh ekuilibrat. Duke nisur nga mbrojtja, Bisek, De Vraj dhe Karlos Augusto nuk kanë asgjë më pak sesa Pavar, Açerbi dhe Bastoni. Shpesh janë të angazhuar edhe ata nga minuta e parë në sezonin që lamë pas.

KRAHËT- Çështja “Dumfris” duhet zgjidhur sepse lojtarit i skadon kontrata në vitin 2025. Zikaltrit duan të mos përsëritet sërish një çështje Shkrinjar. Inzagi kërkon patjetër që kjo situatë të përfundojë dhe të ketë në dispozicion lojtarët e së ardhmes. Darmian është xholi që alternohet në krah dhe në qendër të mbrojtjes, ndërsa në anën tjetër Dimarko dhe Bjukenën do të formojnë dyshen e krahut të majtë.

PËRMIRËSIM- Mesfusha do të vazhdojë të jetë reparti më i fortë i kampionatit edhe në sezonin e ri për Interin. Janë larguar lojtarët që nuk jepnin garanci si Sensi dhe Klasen për Zielinksin. Asllani pak nga pak po arrin të “vjedhë” minuta me skuadrën e Interit. Në sulm pritet Gudmunson, i cili është gjithmonë një objektiv i zikaltërve. Duhet vetëm që të vendosë Arnautoviç për të ardhmen e tij. Ka pasur oferta, por dëshiron të qëndrojë tek Interi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"