Simons hap “portat” për Bajernin, ja mesazhi i koduar i holandezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 22:37

Simons hap “portat” për Bajernin, ja mesazhi i koduar i holandezit

E ardhmja e Ksavi Simons po merr përmasa e një “telenovele” të mirëfilltë. U raportua se holandezi i ri po planifikonte një vit tjetër me ekipin e Lajpcig, ku synimi është të vazhdojë të ketë një vend titullari fiks.

simons

Megjithatë, për sa kohë që PSG-ja dhe “Demat” e Gjermanisë nuk kanë negociuar një marrëveshje tjetër (ndoshta në formën e një huazimi), Bajerni mbetet një kandidat i mundshëm.

MESAZHI I KODUAR – Simons ka shkaktuar edhe më shumë dyshime me një mesazh të fshehtë në “Instagram”: “Jo çdo derë e mbyllur është e mbyllur. Shtyje”, ka shkruar mesfushori me prirje ofensive në postimin e tij. Rrjedhimisht, e pamundur të thuhet nëse ai ka për qëllim derën e Bajernit, apo të një klubi tjetër. Megjithatë, disa përdorues të mediave sociale e interpretuan deklaratën si një referencë për një lëvizje të mundshme në Mynih.

Ose më mirë si një kërkesë për bavarezët për të bërë më shumë presion në përpjekjet e tyre të transferimit. Ksavi më parë kishte bërë bujë me një postim misterioz. Para disa ditësh ai postoi një simbol nga loja me letra “Uno”.

Derisa mungon një prononcim zyrtarë i lojtarit apo agjentit të tij, mbetet shumë e vështirë për të deshifruar se cilin fanellë do të veshë në edicionin e ri talenti holandez. E paqartë është gjithashtu nëse bordi bavarez aktualisht është 100 për qind serioz në lidhje me Simons, apo ata kanë prioritet transferimin e Dezir Doje.

Në ndryshim nga Mishel Olize, francezi i ri nuk ishte në gjendje të linte një përshtypje të madhe në “Lojërat Olimpike” dhe ka bërë vetëm dy prezenca si zëvendësues në dy ndeshjet e para.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"