Sistem ndriçimi dhe ndërtimi i tribunës karshi, Egnatia jep lajmin e rëndësishëm për ndeshjet e kompeticioneve europiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 18:20

Sistem ndriçimi dhe ndërtimi i tribunës karshi, Egnatia jep lajmin e rëndësishëm për ndeshjet e kompeticioneve europiane

Egnatia ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, një lajm të rëndësishëm, bëhet fjalë për infrastrukturën. Klubi rogozhinas bën me dije se vazhdon puna me ritme të shpejta për ndërtimin e tribunës karshi të stadiumit “Arena Egnatia”. 

egnatia

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë ditëve në vazhdim do të nisë puna dhe për vendosjen e sistemit të ndriçimit. 

Ndër të tjera presidenti i klubit Z.Demrozi, iu ka premtuar tifozëve të Egnatias, se “Arena Egnatia” nga sezoni i ardhshëm do të presë të gjitha ndeshjet e kompeticioneve europiane.  


View this post on Instagram

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"