Situata e Mbapesë, komenton edhe Guardiola: Nuk vjen te Siti, të gjithë e dimë ku do të shkojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2023 | 18:20

Situata e Mbapesë, komenton edhe Guardiola: Nuk vjen te Siti, të gjithë e dimë ku do të shkojë

Pep Guardiola ka për jashtuar mundësinë që Mançester Siti të nënshkruajë me sulmuesin e PSG-së, Kilië Mbape, në merkaton e kësaj vere, ndërsa u tha gazetarëve: “Ju e dini se ku ai dëshiron të shkojë”.

gurdiola mbape

Sulmuesi francezi i vuri klubet elitare të botës në gatishmëri të lartë kur u konfirmua javën e kaluar se ai do të respektonte kontratën e tij në Paris, duke e bërë atë një futbollist me parametër zero verën e ardhshme.

Kjo lëvizje, teorikisht do t’i jepte mundësi më shumë klubeve për të tentuar firmën me një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe pavarësisht se Mançester Siti nuk preket aspak nga kjo situatë, Pep është i bindur se gara për firmën e yllit të Francës tashmë është mbyllur.

“Ne nuk do të nënshkruajmë me Kilian Mbapenë”, u tha ai gazetarëve në një event të “Puma Legends Trophy”. “Ai nuk do t’i bashkohet Mançester Sitit, të gjithë ju e dini se ku dëshiron të shkojë”, tha 52-vjeçari, duke nënkuptuar Realin e Madridit.

24-vjeçari do të kishte firmosur që sezonin e shkuar me gjigantët spanjollë, nëse nuk do të kishte qenë ajo kthesë e papritur në momentet e fundit për të qëndruar në Paris. Megjithatë, pas disa vitesh që në “Parc des Princes” Liga e Kampioneve mungon, Mbape duket i gatshëm për të lëvizur diku tjetër.

Bashkatdhetari i tij, Karim Benzema, u largua nga “Bernabeu” për në Arabinë Saudite në fillim të merkatos së kësaj vere, duke i hapur rrugën golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të PSG-së për të ndjekur kryeqytetin spanjoll si destinacion. Por, pasi shpenzuan shifrën e 113 milionë paundëve për të transferuar Xhud Bellingamin në klub, Madridi duket i vendosur të firmosë me Mbapenë me parametër zero sezonin e ardhshëm.

Sa i përket Sitit, perspektiva për të çiftuar sulmuesin, i cili u bë vetëm njeriu i dytë që shënon një tripletë në një finale të Kupës së Botës, me Erling Halandin, është e frikshme.

Fituesit e tripletës janë pranë një marrëveshjeje për transferimin e mesfushorit të Çelsit, Mateo Kovaçiç, i cili mund të sinjalizojë largimin e afërt të kapitenit Ilkai Gyndoan nga “Etihad”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"