Situata te Milani/ Liderë dhe rezultatet, kuqezinjtë ende si kantier

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 22:25

Situata te Milani/ Liderë dhe rezultatet, kuqezinjtë ende si kantier

Te Milani janë ende me punime, si në metronë e Manhatanin. Në këto orë grupi kuqezi po familjarizohet me Nju Jorkun dhe po kërkon përgjigje nga qyteti. Mes fushës, merkatos dhe dhomës së zhveshjes, synimi është të kuptohet se ku janë me ristrukturimin nënkampionët e Italisë.

Milan

FUSHA – Milani po bëhet më konservator në mbrojtje, kërkon të sulmojë lart për të rikuperuar topin, por nuk mbron më “tek për tek” nëpër fushë si në të kaluarën.

Në sulm, megjithatë, ekipi përpiqet të menaxhojë ritmin e lojës me top dhe në këtë ndeshja kundër Sitit ishte më shumë se interesante, sepse Guardiola të paktën një pjesë të karrierës së tij të madhe si trajner e ka ndërtuar mbi kundëragresivitetin.

Heqja e zotërimit të topit dhe vendosja e Sitit nën presion mbetet një operacion kompleks pavarësisht fitores të së dielës në mesnatë. Një detaj, kush e pa ndeshjen në kohë reale duhet të ketë vënë re dy mesfushorët qendrorë. Në daljen e parë të Milanit, në Vjenë ndaj Rapidit, ata u mbërthyen para mbrojtjes, ndërsa me Piolin nuk ndodhi kurrë.

Një përsëritje e “dopio-digës” ishte domethënëse sepse nuk i kurseu Milani golat e pësuar, por njëkohësisht kufizoi dëmet nga zbritjet qendrore-vertikale.

MERKATO – Tema qendrore për shumë tifozë të Milanit, megjithatë, është merkato. Klubi konfirmon moton e tij: pa panik. Drejtuesit zgjodhën pykën (Morata) në gjysmën e parë të korrikut, më pas filluan sërish negociatat.

E tha edhe Furlani që Milani nuk po ngutet dhe se ka kohë deri në fund të gushtit. Ndërkohë, ai me bashkëpunëtorët e tij janë duke u marrë me tri negociata. Salzburgu nuk jep “OK”-në përfundimtare për Pavloviç, por “Djalli” ka një avantazh të madh, siç është vullneti i lojtarit. Më pas do të vijohet për Fofananë dhe Emerson Rojalin. Do të flasim sërish në ditët në vijim, por përshtypja është se janë të gjitha kushtet për t’i parë të tre te Milani.

DHOMA E ZHVESHJES – Aspekti për të cilin flitet më pak është ekuilibri i ekipit. Edhe në këtë, Milani po kalon një fazë tranzicioni. Zhiru dhe Kjaer, “të urtët” e dhomës së zhveshjes janë gjetkë dhe kapiteni Davide Kalabria nuk ka gjetur ende një marrëveshje për rinovimin. Me pak fjalë, kërkohen liderë të rinj të dhomave të zhveshjes.

Tre kandidatë të mëdhenj: Menja për karizëm natyral, Tomori për sinjalet e lidershipit vokal, por me amnezitë e zakonshme, siç u shfaq kundër = Siti ose Morata, i cili është ardhja e fundit, është më i qetë, por mund të bëhet pikë referimi e mirëfillte për shumë bashkëlojtarë. Për të gjithë, takimi në gusht: Morata do të kthehet në datën 10 dhe data 17 do të jetë dita e Milan-Torino.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"