Situata te Skënderbeu, katër largime nuk janë zëvendësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 22:45

Situata te Skënderbeu, katër largime nuk janë zëvendësuar

Katër futbollistë janë zyrtarisht të larguar nga Skënderbeu deri në këto momente. Nga ana tjetër, korçarët ende nuk kanë zyrtarizuar asnjë afrim sa i përket ekipit të sezonit të ri. Bëhet fjalë për Frenklin Ahanonu që u transferua tek Astana në Kazakistan në fund të sezonit dhe Ivan Xhantu që do të jetë sulmuesi i ri i Sonderjyske në Danimarkë.

skenderbeu

Veç dy afrikanëve të larguar prej kohësh tashmë korçarët kanë humbur edhe Gresild Likën dhe portierin Herdis Alliu që kanë mbyllur bashkëpunimin me klubin bardhekuq pas përfundimit të kontratës.

Sa u përket afrimeve ende asnjë zyrtarizim nuk ka nga klubi korçar, pavarësisht se emra të shumtë kanë qarkulluar, por për momentin asgjë konkrete. Drejtuesit e merkatos së Skënderbeut pretendojnë se prej 1 korrikut do të fillojnë edhe zyrtarizimet në lidhje me afrimet e reja ku në këtë datë do të prezantohen katër lëvizjet e para në merkato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"