Situatë kaotike një muaj nga starti i Lojërave Olimpike/ KOKSH injoron KAS-in, njofton asamblenë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 13:38

Situatë kaotike një muaj nga starti i Lojërave Olimpike/ KOKSH injoron KAS-in, njofton asamblenë

Dhjetë ditë më parë Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mori një goditje të fortë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv e Lozanës.

1719411967_koksh

KAS, siç dihet, vendosi në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit, duke pranuar disa nga pretendimet e saj për shkeljet e bëra në Asamblenë e 23-të të Jashtëzakonshme të KOKSH-it, asamble e mbajtur më 10 janar 2021. KAS i ka shpallur të pavlefshme vendimet e mbajtura në këtë asamble, ku përfshihen ndryshimet në statutin e KOKSH, të cilat i hapën rrugë më pas edhe zgjedhjes në krye të Komitetit Olimpik të Fidel Yllit. Ndërsa të tjera vendime të marra në atë asamble që bëhen nul nga KAS janë edhe shkarkimi i presidentit Bezhani, apo zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komisionit të Verifikimit.

Një vendim që flet qartë, duke bërë rrjedhimisht të pavlefshme edhe asambletë pasardhëse të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Kështu KOKSH-i mori një “shuplakë” të fortë në prag të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, me ombrellën e sportit shqiptar që duhet rindërtuar nga e para. Me flakën olimpike që po i afrohet gjithnjë e më shumë kryeqytetit francez për startin e evenimentit më madhor global sportiv, Komitetit Olimpik në Shqipëri ndodhet mes “flakëve”, teksa e sheh veten në një prej situatave më të vështira që është përballur ndonjëherë ky institucion. Megjithatë edhe pse vendimi i Gjykatës së Arbirtazhit Sportiv flet qartë dhe e bën nul trupën drejtuese aktuale, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar po e injoron tërësisht vendimin e KAS.

KOKSH-i nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar pas vendimit nga gjykata e Lozanës, madje jo vetëm kaq, por mësohet se një ditë pas publikimit të vendimit nga KAS, më datë 18 qershor, KOKSH ka njoftuar zhvillimin e asamblesë së 30-të të përgjithshme të zakonshme, e cila do të mbahet më datë 29 qershor në Tiranë. Komiteti Olimpik ka njoftuar zyrtarisht të gjitha federatat për zhvillimin e kësaj asambleje. Por duke lexuar vendimin e KASit që e zhbën juridikisht Këshillin Drejtues të Komitetit Olimpik, asambleja duhet të thirret nga drejtuesit e vjetër, pra nga ish-presidenti Viron Bezhani, me KOKSH-in që duhet të rikthehet me kryesinë e mëparshme drejtuese për caktimin e asamblesë së jashtëzakonshme zgjedhore. Një situatë vërtetë kaotike për të cilën po hesht gjithashtu edhe Ministra e Arsimin dhe Sportit.GFESWYGYYYPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"