Skandal me portierin e Serbisë gjatë Europianit, goditi me grusht tifozin e vet se e zbuloi në pub duke pirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 22:04

Skandal me portierin e Serbisë gjatë Europianit, goditi me grusht tifozin e vet se e zbuloi në pub duke pirë

Një skandal i rëndë ka përfshirë përfaqësuesen e Serbisë në Euro 2024. Mediat serbe kanë zbuluar se portieri Vanja Milnkoviç-Saviç, është përfshirë në një zënkë në një lokal në Mynih në ditët para ndeshjes vendimtare të kësaj përfaqësueseje ndaj Danimarkës.

vanaj milinkovic savic

Para sfidës që dekretoi eliminimin e Serbisë, trajneri Stojkoviç kishte lënë lojtarët një ditë të lirë dhe disa prej tyre kishin vendosur të largoheshin nga hoteli, Por Milinkoviç=Saviç, kishte vendosur që orët e lirisë t’i kalonte në një lokal në Mynih. Sipas “Telegraf”, ai ka shkuar në një pub ku është njohur nga një tifoz serb i pranishëm.

Ky i fundit e ka kritikuar se pse ai ishte në lokal duke pirë në vend që të ishte në hotelin e përfaqësueses duke menduar për ndeshjen. Mes tyre kishin filluar fyerjet dhe portieri serb më pas e kishte goditur, duke bërë që të ndërhynin edhe rojet e sigurisë për të shmangur një tjetër përshkallëzim të situatës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"