Skela rinovon në moshën 42-vjeçare, në klub janë të lumtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2018 | 13:11

Skela rinovon në moshën 42-vjeçare, në klub janë të lumtur

Ervin Skela do të jetë në fushën e lojës edhe për një tjetër sezon. Në 125-vjetorin e klubit gjerman Hanau 1893, drejtuesit kanë bërë tre rinovime, duke i konsideruar shumë të rëndësishme për sezonin tjetër.
skela-kampion-02

Mes tyre është edhe ish-mesfushori i Kombëtares, Ervin Skela. “Jemi shumë të gëzuar që Skela do të jetë edhe një vit tjetër me ne. Këtë sezon, ai ka luajtur pak, vetëm pesë herë, sepse ka qenë i angazhuar me kurset për trajnim. Ai nuk dëshiron që të tërhiqet dhe të mbyllë karrierën si futbollist, ndaj do të kemi fatin të kemi shërbimet e tij edhe për vitin tjetër”, ka deklaruar një prej drejtuesve të klubit. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare është së fundmi pjesë e kurseve për të marrë licencën e trajningut në Shqipëri, ku është bërë pjesë e Kursit UEFA Pro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"