Postuar: Qershor 24, 2018 | 17:25
Skënderbeu, konfirmohet lojtari i parë që rikthehet nga huazimi
Sulmuesi vlonjat, Ardit Hoxhaj, konfirmoi për “Panorama Sport”, se do të jetë pjesë e Skënderbeut në sezonin e ri. Lojtari luajti kampionatin e fundit me Flamurtarin si i huazuar dhe tashmë do të vazhdoj karrierën te Skënderbeu, duke qenë se është edhe një vit nën kontratë me korçarët.
“Po, është e vërtetë që kam arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe do të vazhdoj karrierën te Skënderbeu”, – deklaroi Hoxhaj për gazetën pak minuta më parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"