Skënderbeu më 1 korrik në fushë, Gvozdenoviç pret grup të plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2024 | 12:45

Skënderbeu më 1 korrik në fushë, Gvozdenoviç pret grup të plotë

Skënderbeu po shijon ditët e fundit të pushimit para nisjes së fazës përgatitore që do të bëjë gati ekipin për sezonin e ri.skenderbeuEdhe pse deri në këto momente nuk ka asnjë zyrtarizim sa i përket lojtarëve të larguar apo atyre të afruar në radhët e korçarëve bardhekuqtë janë duke punuar për të mbyllur shpejt tratativat për t’i dhënë trajnerit Ivan Gvozdenoviç një ekip të kompletuar dhe me të gjithë komponentët e mundshëm për sezonin e ri. Në kushte të tilla në datën 1 korrik kur do të nisë zyrtarisht faza përgatitore, korçarët do të kenë një grup të plotë në përbërje ku do të shtohen edhe futbollistët që do të vijnë në provë para se të firmosin kontratën me Skënderbeun.

Faza përgatitore edhe këtë sezon do të zhvillohet në Korçë atje ku Skënderbeu duket se ka kushtet e favorshme qoftë sa i përket klimës po ashtu edhe terreneve dhe bazës materiale, duke kursyer kështu shpenzime ekstra sa i përket gjetjes së një tjetër ambienti jashtë vendi për të kryer përgatitjet. Sa i takon merkatos, duket se do të jetë e njëjta strategji që bardhekuqtë ndoqën edhe sezonin e shkuar. Do të jetë një grup i zgjeruar lojtarësh që do të bashkohen me trajnerin në provë dhe më pas do të vendoset se cili prej tyre plotëson kriteret e Skënderbeut.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga drejtuesit e merkatos, të cilët bënë me dije për “Panorama Sport” se prej 1 korrikut do të jenë në Korçë të gjithë futbollistët ose pjesa më e madhe e atyre që mund të jenë pjesë e Skënderbeut për sezonin e ri. Kjo do të jetë strategjia edhe për këtë vit dhe më pas trajneri do të vendosë se kush do të qëndrojë apo kush do të largohet duke parë edhe pikat ku ka nevojë për ndërhyrje të tjera. Pritet kështu që të gjithë lojtarët të kalojnë në sitën e stafit bardhekuq për të njohur të ardhmen e tyre për sezonin e ri.

KONFIRMIMET –

Deri në momentet që flasim Skënderbeu ka humbu katër lojtarë nga ekipi që mbylli sezonin e shkuar. Bëhet fjalë për Frenklin dhe Xhantu që janë transferuar tek Astana në Kazakistan dhe Sonderjuske në Danimarkë ndërsa Lika dhe Portieri Alliu kanë mbyllur bashkëpunimet me klubin, duke dalë në treg si lojtarë të lirë. Pjesa tjetër e ekipit edhe pse ka pasur zëra për interesime të vazhdueshme nuk kanë lëvizur deri në momentin që flasim duke qenë kështu pjesë e ekipit të paktën për momentin.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"