Skuadra e Kategorisë së Dytë me “timonier” të ri, ja kush do të jetë trajneri i Luzit 2008

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2024 | 23:11

Skuadra e Kategorisë së Dytë me “timonier” të ri, ja kush do të jetë trajneri i Luzit 2008

Luzi 2008 ka nisur dje përgatitjet për sezonin e ri. Drejtimin e skuadrës e ka marrë Lorenc Pashja, i cili rikthehet sërish në Luz pas 3 vitesh, ndërkohë ai është ulur edhe në stolin e Besës sezonin e kaluar.

pashja

Presidenti Lusha i ka besuar trajnerit ekipin që do të militojë në Kategorinë e Dytë këtë vit, teksa kontingjenti i lojtarëve është përveç largimeve të Mandelës, Trenit, Gjinajt dhe ndonjë emri tjetër.

Por, gjatë përgatitjeve, Luzi është një “vatër” e mirë për lojtarët e rinj të cilët duan të luajnë dhe të marrin eksperiencë apo për tu afirmuar në Shqipëri. Kështu në ditët në vijim, te Luzi do të ketë seleksionime me trajnerin Pashja, i cili do të vendosë për lojtarët.

F.FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"