Skuadra me pushime, Naftëtari është i pavendosur për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 15:45

Skuadra me pushime, Naftëtari është i pavendosur për sezonin e ri

Naftëtari mbylli një tjetër sezon futbollistik me luhatje, ku gjithçka u fokusua te mbijetesa në Kategorinë e Dytë.

Naftetari

Në kampin kuçovar ende s’ka një datë për fillimin e punës për sezonin e ri. Skuadra vazhdon pushimet dhe gjithçka pritet të qartësohet ditët e ardhshme. Në sezonin e kaluar kuçovarët vuajtën jo pak dhe objektiv kishin mbijetesën, që u sigurua në javët e fundit.

Momentalisht nuk është bërë i ditur objektivi, por flitet se pretendimet do të jenë më ambicioze. Edhe pse tani është një periudhë pushimi për skuadrën, drejtuesit po punojnë për kampionatin e ardhshëm, ku do të synohet formimi i një ekipi të fortë dhe konkurrues.

ARBEN ÇEPANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"