Sllovakia sfidon Anglinë, Shkriniar: Bllokuam Lukakun, mund të mbajmë edhe Kejnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 19:24

Sllovakia sfidon Anglinë, Shkriniar: Bllokuam Lukakun, mund të mbajmë edhe Kejnin

Milan Shkriniar, kapiteni i Sllovakisë premton se ata do të luajnë pa frikë kundër Anglisë nesër.

hgfj

“Ne mundëm Belgjikën, të cilën askush nuk e priste gjithashtu. Kjo tregon se mund të fitojmë. Ne mund ta mposhtim Anglinë përmes punës ekipore”, tha mbrojtësi, i cili vlerësoi sigurisht rivalët që do të ketë përballë në Gelzenkirshen, por edhe kolegun e tij Herri Kejn: “Ne jemi në Europian, ku janë lojtarët më të mirë në Evropë dhe ndoshta në botë. Herri Kejn është njëri prej tyre. Ne ia dolëm të mbrohemi kundër Lukakut (në ndeshjen e grupit me Belgjikën) dhe besoj se mund ta bllokojmë Herri Kejnin gjithashtu. Por nuk do të ketë të bëjë vetëm me të.

29-vjeçari zbuloi edhe diçka në lidhje me taktikën e skuadrës së tij në këtë duel të 1/8-ave: “Mbrojtja do të jetë patjetër e rëndësishme. Ne duhet të fillojmë të mbrohemi nga pozicioni i sulmuesit. Çelësi do të jetë të përpiqemi të luajmë futboll. Nëse fokusohemi vetëm në mbrojtje, herët a vonë ata ndoshta do të shënojnë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të guximshëm dhe të përpiqemi të luajmë lojën tonë dhe anasjelltas, t’u imponojmë stilin tonë të lojës, në mënyrë që ata të shikojnë cilësitë tona dhe në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të bëjnë çfarë të duan. Ne jemi një skuadër e cila mund të luajë futboll dhe e dimë se çfarë duam. Nëse mundim Anglinë do të ishte fitorja më e madhe në historinë e vendit”.

PANROAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"