“Snajperi” Kejn, ja përse anglezi është pasuesi i denjë i Levës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2023 | 0:00

“Snajperi” Kejn, ja përse anglezi është pasuesi i denjë i Levës

Ende në “menynë” e ka mpionëve të Bundes ligës mungon “ingredienti” kryesor i suksesit, goleadori. Erik Maksim Çupo-Moting në sezonin që lamë pas u përpoq të imitonte “gjurmët” e Robert Levandovskit në kuadrin e finalizimeve, por zgjati në intervale, e përkthyer me vetëm një trofe të fituar në limite, kampionati, i cili në dekadën e fundit kishte marrë kornizën e një “prone të paluajtshme” në Mynih.

skysports-harry-kane-bpt_6201000

Herri Kejn dhe Viktor Osimhen janë përmendur shpesh si opsione të mundshme në zotërimin e numrit “9” në kampin e bavarezëve, ndonëse deri në këtë pikë nuk ka pasur asgjë konkrete sesa thjeshtë aludime mediatike. Këmbëngulja e Tomas Tuhelit për të pasur në kontingjent goleadorin e Totenhemit mbart një sekret interesant shoqërues, statistikat e “pykës” angleze. I jashtëzakonshëm, kur i referohemi golit, pavarësisht distancës apo kundërshtarit.

“EKZEKUTUES GOLI”- Në 317 takime të inkuadruar me “gjelat” e Londrës, Kejn numëron 213 gola, e përkthyer në mesataren prej 0.67 finalizimesh për ndeshje. Në bazë të këtij trendi përllogaritet se shtatlarti i “tre luanëve” do ta gjente rrugën e rrjetës në 34 javët e Bundesligës në 23 raste. Megjithatë, ky është vetëm fillimi, nëse i referohemi arkivës së finalizimeve nga 29-vjeçarit te Totenhemi.

39 gola kanë ardhur nga këmba e majtë në Premier Ligë, kurse e djathta ka shërbyer më shumë se trefishin, konkretisht 131 goditje fatale në kuadratin mik. Po ashtu kryeshënuesi më i mirë në historinë e “gjelave” londinez e ka përfunduar topin në rrjetë prej goditjeve me kokë plotë 41 herë. Gama e lojtarit më numër “10” në “Tottenham Hotspur Stadium” kap të tjera dimensione, kur i referohemi largësisë në shënim.

Të dhënat dëshmojnë se 17.3 metra është distanca e të gjitha golave me ekipin aktual, i aftë të shkundë katërkëndëshin rival, pa hyrë fare në zonën e 16- ëshes. Penalltitë janë një tjetër kategori e preferuar, ashtu siç Leva ka “aktruar” gjatë periudhës kur inkuadrohej me rekordmenët gjermanë. Nga 37- të 11-metërsha në total, Herri e ka kryer detyrën saktësisht 33 herë. Është fakt se penalltitë nuk kanë një “nuhatës” potent prej gjirit në ekipin e Tuhelit, vetëm në sezonin e fundit ata gabuan në 2 nga 5 precedentë.

TAKIMI I FSHEHTË

Karl-Hainc Rumenige veshi “kostumin” e rëndë të Bajernit në pozitën e anëtarit të bordit pak ditë pas mbylljes së ciklit 2022-2023. Pikërisht personazhi në fjalë gjendet në Londër, aty ku përfaqëson palën e bavarezëve në bisedimet me presidentin Levi.

Edhe pse fillimisht në sajë të raportimeve anglo-gjermane u tha se shefi i Totenhemit do të refuzonte çdo shifër në adresim të futbollisti më të shtrenjtë në ekip, rrjedha ka marrë tjetër drejtim. Mesa duket uria e trofeve e ka mundur egon e thyerjes së rekordit si shënuesi më i mirë në historinë e Premier Ligës, me “padron” Alan Shirer me 260 gola, ndërsa personazhi në fjalë përkon me kuotën e 213 rrjetave.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"