Sopoti me infrastrukturë moderne, në Librazhd bëhen gati për dy fusha të reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2024 | 20:18

Sopoti me infrastrukturë moderne, në Librazhd bëhen gati për dy fusha të reja

Në Librazhd pritet që shumë shpejt të nisë puna për dy fushat e reja, që FSHF akordoi në kuadër të projektit “100 fushat”. Procedurat janë gati, kështu që pritet të nisë zbatimi i projektit.

sopoti1

Nga ana e Bashkisë Librazhd dhe zyrës së projekteve në këtë bashki është bërë si fillim regjistrimi i pronës në inventarin e bashkisë si terren sportiv dhe është regjistruar në kadastër. Është bërë studimi i fizibilitetit dhe të gjitha punimet topogjeodezike në interes të planit të rilevimit për ndërtimin e këtyre dy fushave. Për të parë nga afër të gjitha punët që Bashkia Librazhd ka bërë deri tani, zv.presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, ka zbritur në terren së bashku me kryebashkiakun Disha.

sopoti2

Pritet që në javët në vijim të nisë puna për sistemimin dhe nivelimin e të gjithë terrenit ku do ndërtohen fushat. Deri nga fundi i vitit, ky projekt kaq i rëndësishëm për një qytet të vogël si Librazhdi do ketë marrë jetë dhe do jetë në shërbim të sportit, por jo vetëm.

LEDION QOSHKU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"