SOT, ORA 18:00/ Vllaznia test me boshnjakët, ja formacioni kuqeblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 13:40

SOT, ORA 18:00/ Vllaznia test me boshnjakët, ja formacioni kuqeblu

Vllaznia luajti mbrëmjen e së premtes ndeshjen e parë miqësore, atë ndaj nënkampionëve të Bosnjë Hercegovinës, Zrinjski Mostar, të cilën e fitoi me rezultatin e ngushte 1-0, me golin e shënuar nga kapiteni Bekim Balaj që në minutën e 2-të pas një goditje të fortë brenda zonës.VLLAZNIANdërkohë, përpara kthimit në Shkodër, ekipi kuqeblu ka ndërmend të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore. Madje, tashmë çdo gjë është fiksuar dhe ndeshja do te luhet ditën e sotme në kompleksin sportiv të Medjugorjes, ku dhe është duke u stërvitur. Kundërshtar i Vllaznisë këtë herë do të jetë një tjetër ekip boshnjak. Bëhet fjalë për HSK Posusje, i cili në sezonin e fundit është renditur në vendin e pestë të Superligës së këtij vendi. Ndeshja pritet të startojë në orën 18:00 dhe do të jetë testi i fundit për stafin teknik të Vllaznisë, për të përcaktuar formacionin dhe mënyrën që do të luajë më pas ndaj islandezëve të Valur.

Nga sa mësohet ekipi do të niset drejt Shkodrës ku do t’u jepet dora e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë, që do të luhet në Rekjavik me 11 korrik dhe ku synimet janë që të marrin një rezultat sa më pozitiv, për t’ia bërë edhe më të lehtë vetes kualifikimin pastaj një javë më vonë në “Loro Boriçi”.

FORMACIONI – Edhe për këtë ndeshje tekniku Thomas Brdariç pritet që të hedhë në fushë sërish të njëjtët lojtarë që startuan edhe takimin e parë miqësor të zhvilluar në Bosnjë. Në portë pritet që të jetë Qarri, ndërsa në mbrojtje katërshja Gurishta, Stojanovic, Juriç e Bajrami, i cili mësohet se ka zhvilluar një ndeshje të mirë në takimin e parë miqësor të zhvilluar në Bosnjë. Në mesin e fushës pritet që të jetë sërish treshja Krymi, Sato e Deliu. Ndërsa Kahrimanoviç, Bala e Mala do të bëjnë treshen e sulmit.

ADMIR URUÇI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"