SOT, ORA 21:00/ Austri-Turqi është sfida e të barabartëve, por Montela nuk ka Çalhanoglunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 10:36

SOT, ORA 21:00/ Austri-Turqi është sfida e të barabartëve, por Montela nuk ka Çalhanoglunë

Austria dhe Turqia nuk janë më surpriza. E para konsiderohet si një nga ekipet që mund të bëjë shumë mirë dhe t’i befasojë të gjithë në këtë Europian, ndërsa skuadra e Montelës këtë herë do të kërkojë të matë forcat.

5

Ka një mungesë shumë të rëndësishme si Hakan Çalhanoglu për shkak të pezullimit, por të tjerët janë gati për të bërë gjithçka në fushën e lojës. Mesfushori i Interit do të humbasë derbin me shokun e skuadrës Arnautoviç.

Mirëpo kjo është një ndeshje përtej individëve pasi përballen dy skuadra dhe mbi të gjitha 2 trajnerë që me lëvizjet e tyre duan të kapin “mat” njëri-tjetrin. Nesër në mbrëmje do të vendoset çerekfinalisti, në një sfidë të luftuar dhe pa shumë diferenca mes ekipeve.

Trajneri Ragnik ka besim se me futbollin e tij do të vazhdojë rrugëtimin. “Ne i dimë forcat tona, edhe pse Turqia është një skuadër me shumë lojtarë cilësorë. Çalhanoglu është mungesë për ta, por ne duhet që të shohim në ekipin tonë dhe të mos shohim në shtëpinë e tjetrit”, përfundoi Ragnik.

WhatsApp Image 2024-07-02 at 11.00.07

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"