SOT, ORA 21:00/ Egnatia do përmbysjen në Champions, trajneri Tetova: Ia dalim, ngjarjet në Bosnjë na motivojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 8:58

SOT, ORA 21:00/ Egnatia do përmbysjen në Champions, trajneri Tetova: Ia dalim, ngjarjet në Bosnjë na motivojnë

Egnatia luan sot ndeshjen e kthimit me Borac Banja Lukën, ku do të tentojë përmbysjen e rezultatit për të hyrë në histori me kualifikimin e parë në një kompeticioin europian.

edlir tetova

Kampionët e Shqipërisë u mundën 1-0 në Bosnjë mes polemikash dhe incidentesh, por sot kanë shansin të “fshijnë” gjithçka. Për të shkuar në turin e dytë eliminator të Ligës së kampionëve, rrogozhinasit duhet të mundin Borac me më shumë se një gola avantazh. Një mision i vështirë, por jo i pamundur. Një ditë para ndeshjes doli në konferencë shtypi trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, bashkë me kapitenin Renato Malota. Trajneri durrsak theksoi se të tijtë janë gati për një ndeshje të madhe dhe kualifikimin.

Tetova, si është gjendja e skuadrës para sfidës me Borac?

Skuadra është në humor të mirë, të gjithë janë të fokusuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin. Kemi punuar në çdo drejtim dhe futbollistët e mi kanë mjaftueshëm eksperiencë që të përballojnë një sfidë të këtyre niveleve.

Duhet të përmbysni humbjen 1-0 të ndeshjes së parë, sa shanse ka të ndodhë kjo gjë?

Shanset janë të mëdha, pasi gëzojmë një formë të mirë fizike, harmonia në skuadër është perfektë. Djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin edhe pas ngjarjeve të ndodhura një javë më parë. Kam besim te të gjithë lojtarët dhe mendoj se do t’ia dalim në “Elbasan Arena”.

Keni 3 mungesa të rëndësishme, Ndreca, Zejnullai dhe Bakajoko, por rikthehet Malota…

E kam të qartë si do të luajmë. Nuk ndryshojmë modul, por do të mundohemi të gjejmë lojtarët më në formë për të luajtur nga minuta e parë. Kemi mungesa të rëndësishme, janë lojtarë që bëjnë diferencën, por kemi elementë të tjerë. Rikthimi i Malotës është një lajm i shkëlqyer, është lojtarë që na ndihmon shumë me eksperiencën e tij.

E shikon përballjen me Borac si një sfidë personale?

Jam munduar si gjithnjë t’i marr më të mitën vetes dhe lojtarëve të mi për t’i nderuar të gjithë. Trajneri ka rëndësinë e tij në futboll, por topin e luajnë lojtarët në fushë. Besoj te vetja dhe te gjithsecili këtu.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"