Spaleti gati për çizmet e fermerit, De Laurentis paraprin “divorcin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2023 | 17:35

Spaleti gati për çizmet e fermerit, De Laurentis paraprin “divorcin”

Aurelio de Laurentis, duke nënvizuar se “nuk dëshiron t’i presë krahët e askujt” ka paraprirë në njëfarë mënyre ndarjen me Luçiano Spaletin pas suksesit në kampionat në këtë sezon.

SPALETI

Nga ana e tij, trajneri nuk duket aspak i shqetësuar, duke deklaruar se “mjaftojnë një palë çizme”, si për të sqaruar se është gati të kthehet në jetën e tij si fermer. Edhe pse kishe mohuar bisedimet, 64- vjeçari pati lënë të kuptohej diçka lidhur me pakënaqësinë e tij duke qenë se ambiciet nuk përputheshin me angazhimet financiare që do të ndërmerreshin në verë.

“Unë nuk pres asgjë, gjithçka është e qartë dhe e përcaktuar. Ka vetëm një gjë për të thënë. Dhe ne ramë dakord me De Laurentisin të presim për ta thënë. Nuk ka pasur asnjë negociatë”, tha përsëri trajneri, duke paraprirë që më 4 qershor, pavarësisht titullit, ai dhe Napoli do t’i thonë lamtumirë njëri-tjetrit. Nuk ka asnjë ekip tjetër në të ardhmen e tij, të paktën tani për tani, pas një sezoni emocionues, por rraskapitës, Spaleti do të marrë një vit pushim.

KRISJA – Kërkesa zyrtare e dërguar nga presidenti për të ushtruar opsionin e rinovimit të njëanshëm në kontratën e trajnerit ishte pika e fundit që mbushi kupën e një raporti tashmë të stërmbushur e që pati nisur të mbushej më shumë se një vit më parë, pikërisht pas nokautit në fushë të Empolit që kishte vënë një fund për shpresat e trengjyrëshave të vitit të kaluar dhe gjithashtu në rrezik për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Në ato ditë, De Laurentis kishte kontaktuar teknikë të tjerë dhe madje po mendonte për një ndryshim, por më pas skuadra fitoi të gjitha ndeshjet, e arriti kualifikimin në Champions që më pas lejoi revolucionin e verës dhe këndvështrimet, megjithëse thellësisht të ndryshme, u lanë mënjanë. Megjithatë, pa asnjë sqarim, dhe në muajt në vijim, keqkuptimet u shtuan për ta bërë të pamundur vazhdimin e përbashkët. Spaleti është gati të veshë çizmet, ndërsa pronari i klubit thuhet se ka nisur kërkimin e një trajneri të ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"