Spaleti në mendime për sulmin para Zvicrës, trajneri provon dy formacione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 9:04

Spaleti në mendime për sulmin para Zvicrës, trajneri provon dy formacione

Luçiano Spaleti dhe Ital ia janë rikthyer në punë ditën e djeshme, por këtë herë me një dopio seancë stërvitore, pas ditës së pushimit që u lejoi futbollistëve të tij. Ndeshja me Zvicrën afron dhe duke parë sesa shumë kanë ndryshuar helvetët, për trajnerin kanë nisur dhimbjet e kokës.

spaleti

Nëse deri në dy përballjet e fundit, apo edhe në Europianin e fundit helvetët ishin një skuadër që luanin me kundërsulm, kundër Gjermanisë, në ndeshjen e fundit të grupit u pa një ekip që lëshohet me shpejtësi në sulm, me forca të shumta dhe nuk jepte shumë pika referimi. Për më tepër, Zvicra ka shtuar edhe të rinjtë në ekip, duke garantuar edhe freski, prandaj për “Axurrët” do të jetë një ndeshje që duhet studiuar mirë në detaje. Spaletit i nisin problemet nga mbrojtja, ku mungesa e Kalafiorit i prish jo pak plane, duke parë edhe shpërthimet e tij drejt mesfushës e sulmit, por më shumë se kjo është gjendja e Di Lorencos ajo që nuk e bind.

dfggfddfgdfgfdgdfdfdfg

Për këtë arsye ideja e tij është që të propozojë mbrojtjen me 3, Bastoni, Mançini, Dimarko, ndonëse mund të ketë edhe një surprizë Gati, me Dimarkon që mund të spostohet në të majtë, në mesfushë. Ideja e Spaletit është ajo e të propozuarit një 3-4- 2-1, por më shumë sesa për mbrojtjen e mesfushën, për të qenë më i hidhur në sulm. Goli i fundit i shënuar nga Zakanji mund t’ia detyrojë këtë, pasi sulmuesi i Lacios ashtu si Kieza ka shpërthime të rëndësishme dhe realizimi ndaj Kroacisë e vërtetoi.

I sigurt për të qenë nga minuta e parë është Federiko Kieza, pasi ndaj Kroacisë u pa qartë se pa juventinin sulmi nuk ka shpejtësi e rrezikshmëri. Ndërsa për pykën, Retegi duket sërish favorit ndaj Skamakës, pasi italo-argjentinasi ndihmon shumë në fazën e presingut dhe është një ndihmë jo e vogël. Por me këtë reshtim, në mesfushë do të digjej Zhorzhinjo, pasi me lojtarë si Zakanji e Kieza kërkohet shpejtësi në pasim dhe jo zotërim i lartë topi, goditje këto që i ka Faxholi, i cili ka shanse si titullar përkrah Fratezit e Barelës si dhe njërit mes Pelegrinit e Dimarkos.

sasdasdaasdsadsadsadsadsadasdsda

Në të kundërt, nëse zgjidhet 4-3-3, me të njëjtat dyshime në sulm, Zhorzhinjo pritet që te jetë titullari i padiskutueshëm, por me Skamakën e Pelegrinin në sulm.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"