Spaleti pas eliminimit të Italisë nga Europiani: Nuk mund të bënim më shumë se kaq, goli i dytë na preu këmbët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 22:17

Spaleti pas eliminimit të Italisë nga Europiani: Nuk mund të bënim më shumë se kaq, goli i dytë na preu këmbët

Italia u eliminua nga Europiani pasi u mposht nga Zvicra në fazën e 1/16-ave. Pas humbjes, foli edhe trajneri Luçiano Spaleti në mikrofonat e RAI-t.90fdebfbbdede1a9c8ce7745bf6ac8e5-16327-oooz0000“Ai gol në fillimin e pjesës së dytë na preu këmbët, nuk ishim shumë të mprehtë. Ajo që bëri diferencën është ritmi, ne kishim një ritëm shumë inferior se ata në pjesën e parë. Edhe në lojtarët individualë atje ishte një ritëm tjetër. Ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, unë i ndryshova lojtarët duke i lënë të rikuperohen dhe ndoshta për momentin këtu nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se kaq. Kupa e Botës? Një diskutim që do të bëhet më vonë, duhet vazhdimësi dhe sakrifica, në shumë prej nesh nuk kemi qenë shumë të vazhdueshëm”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"