Spaleti shkartis “kartat” tek Italia, priten shumë ndryshime në formacion kundër Zvicrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 10:14

Spaleti shkartis “kartat” tek Italia, priten shumë ndryshime në formacion kundër Zvicrës

Italia e sheh veten të pafat në ndeshjen e parë të rëndësishme, teksa përveç mungesës së Kalafiorit për kartonë, humb edhe Dimarkon, titullarin e krahut të majtë, të cilët do të zëvendësohen respektivisht nga Mançini dhe Darmian.

italia

Por për trajnerin e Italisë ka ardhur edhe një moment për të shkartisur letrat, me mesfushën dhe sulmin që gjithashtu pritet të ndryshojnë shumë. Kundër Zvicrës sulmuese ai mendon që të ngrejë digën me Kristanten, i cili ul në stol Fratezin, por edhe me dyshimin për t’i dhënë Faxholit rolin e regjisorit në vend të Zhorzhinjos.

Në sulm rikthehet Kieza, i cili do të luajë përkrah Skamakës, por korsia e majtë sheh në balotazh dy lojtarë, Zakanjin, heroin kundër Kroacisë dhe El Sharauit, të cilët mund t’i japin më shumë shpejtësi fazës ofensive.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"