“Spanja është e aftë për të fituar edhe vite të tjera në Europë”/ Uli Hënes, i prerë: Dejvis t’i harrojë 19 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 9:57

“Spanja është e aftë për të fituar edhe vite të tjera në Europë”/ Uli Hënes, i prerë: Dejvis t’i harrojë 19 milionë euro

Sezoni i fundit i Bajernit në Kampionatin gjer man ishte i pari pa titull që prej 2011/12. Bordi nuk dëshiron ta përjetojnë përsëri këtë për momentin. Presidenti i Nderit Uli Hënes e bëri të qartë në festimet e përvjetorit të 75-vjetorit të klubit SV Seligenporten.

henes

BUNDESLIGA – “Leverkusen do të ketë një ekip të mirë edhe ciklin e ardhshëm, kanë trajner të nivelit botëror. Pres të njëjtin nivel rezistence nga Bajer, sikurse ciklin 2023- 2024, por parashikoi që qëndrueshmëria e Bajern Mynihut ka për të qenë më e lartë. Një gjë është e qartë, klubi jonë do të bëjë gjithçka për të fituar Bundesligë”, tha Hënes.

TRANSFERIMET – Ndërkohë që tregu i futbollistëve ka hyrë në periudhën më “të nxehtë”, ku trajnerët po planifikojnë të ndërtojnë ekipet për sezonin e ri, Uli ka hedhur më shumë dritë mbi gjendjen te bavarezët dhe planet për të ardhmen: “Nuk do të vijnë më lojtarë nëse një ose dy ose tre nuk largohen fillimisht! Tani kemi tre futbollistë shtesë që kushtojnë gjithsej 125 milionë. 125 milionë! Dhe nëse, teorikisht askush nuk largohet, atëherë do e kemi të pamundur në rishikimin e përforcimeve. Maks Eberl dhe Kristof Frojnd e dinë se nëse nuk jemi aktivë në spastrimin e skuadrës, misioni për të rekrutuar talente të rinj do të jetë në vendnumëro.

ÇËSHTJA “DEJVIS” – “Ia kemi bërë të qartë Alfonsos se nëse nuk pranon të rinovojë krahas kushteve të paraqitura, ai do të shitet. Asnjë përmirësim në kushtet financiare nga propozimi i fundit. Rregullat janë të qarta dhe Dejvis ka marrë vlerësimin e duhur kundrejt pagës. Ta harrojë 19 milionë euro në sezon. Kjo është e gjitha”, theksoi Presidenti i Nderit në Mynih. Reagimi i mësipërm është mesazh për “raketën” kanadeze, ku largimi me parametra zero nga “Allianz Arena” nuk ka gjasa të ndodh. Tashmë ka tri rrugë, zhvendosja që këtë verë, largimi në dimër ose rinovimi.

PRESIONI MBI MUSIALËN – “Kam dëgjuar shpesh kohët e fundit që e krahasojnë me Maradonën. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. Është kënaqësi për sytë të shikosh Musialën me topin në këmbë. Mirëpo presioni nuk është i mirë, aq më pak që Xhamal është ende në proces pjekuria si profesionist. I duhet kohë për të arritur më të mirë. Do të ishte më mirë nëse do e linim të qetë. Larg trysnisë dhe pritshmërive të ekzagjeruara”.

PUNA E TRAJNERIT KOMPANI – “Jam shumë i lumtur me të. Vinsent është një person që vjen nga futbolli. Në rastin e fundit kam ngrënë drekë me të, ku ishin prezentë edhe Hainer, Eberl dhe Frojnd, mesazhi i tij kryesor ishte: ‘Fokusi duhet të jetë te puna! Dhe kjo është diçka që më pëlqeu shumë'”..

TRIUMFI I SPANJËS – “Përfaqësuesja iberikase ka ndërtuar një grup të aftë për të korrur sukses edhe për disa vite të tjera. Ata janë vërtetë të frikshëm. Është ndërthurur në mënyrë të përkryer eksperienca me cilësinë e lojtarëve të rinj”, përfundoi Uli Hënes.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"