Spanja është kampione e Europës, Kukureja mban premtimin dhe lyen flokët ngjyrë të kuqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 13:25

Spanja është kampione e Europës, Kukureja mban premtimin dhe lyen flokët ngjyrë të kuqe

Kukureja bëri një premtim nëse Spanja do të fitonte Euro 2024. Mbrojtësi i krahut tha se do të lyente flokët ngjyrë të kuqe dhe tashmë e ka përmbushur, në më pak se një javë pas finales kundër Anglisë.

collage-de-marc-cucurella-con-el-pelo-rojo-tras-ganar-la-eurocopa-instagram-cucurella3

Flokët më të famshëm të kombëtares spanjolle kanë një ngjyrë të re, kuqe.

“Ajo që premtohet është borxh”, shkruan futbollisti spanjoll krahas disa imazheve me look-un e tij të ri.

Kukureja ishte titullar dhe u votua si mbrojtësi i majtë më i mirë i të gjithë Kampionatit Europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"