Spanja për rekord, Dani Olmo: Ky është shansi ynë i madh pas 12 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2024 | 9:17

Spanja për rekord, Dani Olmo: Ky është shansi ynë i madh pas 12 vitesh

Tani nuk flitet për ditë, por për orë që na ndajnë nga finalja e madhe e Kampionatit Europian mes Spanjës dhe Anglisë. Tensioni ka nisur të ndihet, teksa dhe protagonistët kanë filluar t’i bëjnë jehonë finales që do të luhet të dielën në Berlin.

dani-olmo-spanien-2024-imago1047206367h-1720509437-141930

Një nga protagonistët absolutë të Spanjës në fazën e eliminimeve direkte ka qenë Dani Olmo. Pasi ka fituar vendin e titullarit – edhe për shkak të dëmtimit të Pedrit, ai ka shkëlqyer me tre gola që i kanë dhënë një dorë Spanjës për të arritur deri në stacionin fundor në Berlin. Spanja ka fituar vitin e kaluar Ligën e Kombeve, por për Dani Olmon, kampionati europian është një tjetër kalibër. Dhe pikërisht Spanja do të kërkojë të fitojë titullin kontinental 12 vjet pas suksesit të fundit në Kiev. “Kemi bërë një rrugëtim të shkëlqyer deri më këtu.

Kemi fituar çdo ndeshje dhe për herë të parë pas 12 vjetësh kemi mundësinë të fitojmë një trofe të madh. Ne duam të kthehemi në shtëpi me trofeun me vete dhe do të bëjmë gjithçka për të fituar”, deklaroi Dani Olmo. Kujtojmë se mesfushori i Spanjës është në garë dhe për “Këpucën Finalja te dera, një duel e Artë” të Europianit, ku deri më tani ka shënuar tre gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"