Spanja vendos rekord që me formacionin e finales, Luis De La Fuente është i pari në histori me zgjedhjen unike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2024 | 20:05

Spanja vendos rekord që me formacionin e finales, Luis De La Fuente është i pari në histori me zgjedhjen unike

Spanja e ka nisur finalen e Euro 2024 me ndërgjegjen se ka regjistruar një rekord unik për ndeshje të tilla që pa shkelmuar ende topin e parë. Luis De La Fuente nuk ka bërë çudi me rreshtimin e tij, duke zgjedhur emrat e zakonshëm. Por gjithsesi kjo i mjaftoi për të regjistruar rekordin e veçantë.

spanja

Rezulton se për herë të parë në historinë e një finaleje të Europianit, një trajner zgjedh një formacion titullar ku përfaqësohen 10 klube të ndryshme. Kjo shihet te Spanja që ka vetëm Atletik Bilbaon si klubin me dy futbollistë në rreshtimin e ndeshjes kundër Anglisë.

FORMACIONI I SPANJËS DHE KLUBET PËRKATËSE
Unai Simon (Atletik Bilbao), Karvahal (Real Madrid), Le Norman (Real Socidead), Laport (Al Nasr), Kukureja (Çelsi), Rodri (Mançester Siti), Fabian Ruiz (PSG), Dani Olmo (Lajpcig), Jamal (Barcelona), Uilliams (Atletik Bilbao), Morata (Atletiko Madrid).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"