Spanjolli Serran: Te Kukësi më solli Liga e Kampionëve, e kisha ëndërr që fëmijë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2017 | 20:25

Spanjolli Serran: Te Kukësi më solli Liga e Kampionëve, e kisha ëndërr që fëmijë

Mbrojtësi spanjoll, Albert Serran, është afrimi më i bujshëm i Kukësit në merkato. Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur ditën e sotme në ambientet e klubit verilindor,  Serran ka treguar arsyen pse zgjodhi Kukësin, ëndrrën e quajtur “Champions League”, që e ka ndjekur gjatë gjithë karrierës por mund ta provojv vetëm tani me kampionët e Shqipërisë. Spanjolli firmosi një kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Serran

Ëndrra për të luajtur në Ligën e Kampionëve

“Kukësi më dha mundësinë për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Që kur kam qenë fëmijë kam ëndërruar të luaj në këtë kompeticion dhe kjo është një nga arsyet se përse unë jam këtu.

E njoh historinë e klubit dhe e di që jam bërë pjesë e një skuadre që ka kaluar tre ture në Europë përpara disa sezonesh. Prej vitesh Kukësi është në majat e futbollit shqiptar dhe këtë vit ja doli të fitonte edhe titullin kampion. Jam i lumtur për këtë fakt sepse jam bërë pjesë e një prej skuadrave më të mira të kampionatit shqiptar”

Detajet e kontratës

“Në Champions League nuk ka ndeshje të lehta. Duhet të jemi shumë kompetitv dhe të japim më të mirën tonë në këtë kompeticion. Shorti deri diku ka qenë i favorshëm për ne dhe mendoj se i kemi shanset për ta kaluar raundin e 2-të.

Megjithatë para së gjithash unë dua të njoh shokët e mi të skuadrës dhe të shoh nga afër gjendjen e ekipit. Me Kukësin kam firmosur një kontratë 1-vjecare me opsioni rinovimi edhe për një tjetër sezon.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"