“Spektator” gjatë Euro 2024, Marash Kumbulla drejt transferimit te klubi i njohur i Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 22:21

“Spektator” gjatë Euro 2024, Marash Kumbulla drejt transferimit te klubi i njohur i Serisë A

Marash Kumbulla ishte një nga emrat në listën e trajnerit Silvinjo në Euro 2024, por nuk ia doli të fitonte minuta gjatë këtij turneu. Kjo sigurisht që nuk ndihmoi shanset e tij për të qenë pjesë e Romës në edicionin e ri dhe po kërkon një sistemim të ri.

kumbulla-700x518

Sipas mediave italiane, ai nuk bën pjesë në planet e klubit kryeqytetas dhe po kërkohet që të transferohet në mënyrë përfundimtare në një skuadër tjetër, jo në formë huazimi siç ndodhi me Sasuolon në pjesën e parë të këtij vitit. Por të njëjtat burime tregojnë se një emër i njohur i futbollit italian është i interesuar për të.

Klubi i Parmës, i sapongjitur në elitë, ka kërkuar informacione për futbollistin dhe e sheh si një përforcim të mundshëm për të ardhmen. Palët janë ende në kontaktet fillestare, por transferimi te Parma mund të ishte një zgjidhje e mirë për karrierën e mbrojtësit shqiptar, i cili pasi ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi, tani duhet të mendojë të fillojë të luajë rregullisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"