“Start perfekt”, ish-kapiteni Gërxho: Pashë guxim dhe vendosmëri tek Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2023 | 0:03

“Start perfekt”, ish-kapiteni Gërxho: Pashë guxim dhe vendosmëri tek Apolonia

Apolonia e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Fierakët morën një fitore të pastër ndaj Lushnjës në stadiumin “Elbasan Arena”.

gerxho

Arritën të realizojnë plot tre gola, nuk pësuan asnjë dhe arkivuan të parët pikë të plota. Ish-mesfushori i Apolonisë, Julian Gërxho, vlerëson jashtëzakonisht paraqitjen e bërë dhe rezultatin e marrë ndaj lushnjarëve që në ndeshjen e parë të kampionatit.

Fitorja në derbi është gjithmonë shumë e rëndësishme, për më tepër që këtë herë u arrit bindshëm, me plot tre gola diferencë.

Apolonia arrin të realizojë plot tre gola duke siguruar lehtësisht pikët e plota. Si e vlerësoni startin?

Start perfekt. Apolonia bëri një ndeshje shumë të mirë dhe arriti të bindë në lojë dhe rezultat. Ishte ndeshja hapëse e kampionatit, për më tepër derbi dhe vlerësoj jashtëzakonisht paraqitjen e bërë dhe rezultatin e marrë ndaj lushnjarëve. Pashë më shumë dëshirë, grintë, guxim, besim e vendosmëri për të qenë krejtësisht ndryshe këtë sezon.

Derbi ndaj Lushnjës u fitua pastër. Çfarë do të thotë kjo fitore e thellë për fierakët?

Fitorja në derbi është gjithmonë shumë e rëndësishme, sikur ka një tjetër vlerë dhe rëndësi. Gjithashtu të jep më shumë besim e të motivon tej mase për ndeshjet e tjera të kampionatit. Një trepikësh i artë, që u mor me meritë të plotë dhe me plot tre gola diferencë, nuk është pak dhe as i lehtë, por është një fitore për t’u vlerësuar e duartrokitur nga të gjithë.

I druheni euforisë së momentit tek Apolonia?

Aspak dhe nuk ka vend fare për eufori. U zhvillua vetëm ndeshja e parë e kampionatit, ku Apolonia bëri thjesht detyrën e saj dhe kaq. Asgjë më shumë dhe asgjëmë pak. Në këtë moment ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, të ulë kokën dhe të vijojë punën e përditshme për ndeshjene dytë të kampionatit.

Golat u shënuan nga tre lojtarë 18-vjeçarë. Mund t’i quajmë këta të rinj si çelësine suksesit?

Jemi të vetëdijshëm dhe plotësisht të qartë për strategjinë disavjeçare të Apolonisë, e cila bazohet tërësisht te lojtarët e rinj në moshë, veçanërisht atyre qëjanë produkt i akademisë fierake. Gjithsesi, më me rëndësi është fakti që këta të rinj luajnë prej vitesh me njëri-tjetrin dhe rrjedhimisht kuptohen shumë mirë në fushën e lojës. Pra, grupi ështëçelësi i suksesit, pa emra tëpërveçëm dhe gjithçka bëhet e arrihet falë frymës së përbashkët të grupit dhe lojës së mirë kolektive.

Sa larg mund të shkojë kjo Apoloni?

Personalisht mendoj se i ka tëgjitha mundësitë të shkojë larg. Tani duke parë me kujdes organikën e ekipeve të tjera në Kategorinë e Parë, unë e shoh Apoloninë mes katër më të mirave. Së paku, nuk duhet diskutuar fare faza “play off”, madje dy vendet e para të saj, porështë ambicia për më shumë.

Afrime me pikatore dheemra të panjohur. E penalizon kjo gjë Apoloninë, dukeditur se kundërshtarët etjerë janë forcuar ndjeshëmnë merkaton e verës?

Prej disa vitesh Apolonia nuk bënmë bujë në merkato, sepse ndjek një strategji tjetër, shumë mëndryshe nga kundërshtarët. U jep përparësi lojtarëve të rinj, veçanërisht produktit vendës.Akademia fierake është e mbushur me të rinj të talentuar dhe vit pas viti po bëjnë mirë, u mungon eksperienca, por po e fitojnë gradualisht. Ata janë e tashmja dhe e ardhmja e skuadrës fierake.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"