STATISTIKA/ Paraqitja fantastike e Strakoshës kundër Kroacisë, gardiani shqiptar më i miri i të gjithë Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2024 | 21:43

STATISTIKA/ Paraqitja fantastike e Strakoshës kundër Kroacisë, gardiani shqiptar më i miri i të gjithë Europianit

Thomas Strakosha ishte portieri titullarë që mbrojti shtyllat e portës së Kombëtares shqiptare në takimin e së mërkurës kundër Kroacisë.

Strakosha

Gardiani kuqezi, bëri një paraqitje të shkëlqyer duke e ndihmuar ekipin kombëtar të marrë një barazim të vyer kundër kroatëve. Strakosha bëri në total 8 pritje në atë takim, duke mbajtur rekordin e këtij Europiani, si portieri më me shumë pritje në një ndeshje të vetme.

Ju rikujtojmë që Strakosha ishte në balotazh me Berishën për vendin e titullarit në këtë Europian, por në momentin e fundit, Silvinjo vendosi për Strakoshën, gjë që iu shpërblye në fund.

Capture

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"