STATISTIKA/ Shtatë nga 10 ndeshjet e fundit të Anglisë janë vendosur në shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 16:01

STATISTIKA/ Shtatë nga 10 ndeshjet e fundit të Anglisë janë vendosur në shtesë

– Kobi Maino (19 vjeç e 72 ditë) është lojtari i tretë më i ri që ka startuar një ndeshje në fazën me eliminim direkt për Anglinë në një turne madhor pas Majkëll Ouenit kundër Argjentinës në “Francë 1998” (18 vjeç e 198 ditë) dhe Uejn Runit kundër Portugalisë në “Euro 2004” (18 vjeç e 244 ditë).

kejn bellingham

– Mesfushori i Mançester Junajtid është edhe futbollisti më i ri që starton për Anglinë në një ndeshje turneu të madh, që prej Ljuk Shout në Botërorin “Brazil 2014” kundër Kosta Rikës (18 vjeç e 347 ditë). – Sllovakia në 4 ndeshjet e saj në “Euro 2024” ka respektuar gjithnjë një statistikë: ka kaluar e para në avantazh dhe ka shënuar një gol në pjesën e parë. – Kapiteni i Anglisë, Herri Kejn (79 ndeshje) kundër Sllovakisë theu rekordin e portierit Piter Shilton (78 ndeshje), si lojtari me më shumë ndeshje me fanellën e kombëtares angleze.

– Formacioni titullar i Sllovakisë kundër Anglisë kishte moshën mesatare të tretë më të vjetër (30 vjeç e 196 ditë) në një ndeshje të fazës me eliminim direkt në një Europian, pas Italisë në 2016 (30 vjeç e 319 ditë kundër Spanjës) dhe Jugosllavisë në 2000 (30 vjeç e 331 ditë kundër Holandës). – Ndeshja e Anglisë kundër Sllovakisë ishte e 99-ta për Garet Sauthgejtin në stolin e “tre luanëve”. Ai debutoi me një fitore 2-0 kundër Maltës në një kualifikuese Botërori në tetor 2016.

– 0 goditje në portë bëri Anglia në pjesën e parë. Kjo ishte hera e parë që ata nuk e shënjestruan kuadratin në 45 minutat e para të një ndeshjeje me eliminim direkt në një turne (Botëror/Europian), që prej çerekfinales së Botërorit 1986, kundër Argjentinës.

– Shtatë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Anglisë me eliminim direkt në Europian kanë kërkuar kohën shtesë, ku pesë kanë shkuar me penallti. – Herri Kejn ka shënuar 7 gola në 7 ndeshjet e tij të fundit me eliminim direkt në një turne. Sulmuesi i Anglisë ka shënuar 14 gola në turnetë e mëdha (Botëror/Europian). Vetëm katër lojtarë europianë kanë shënuar më shumë se ai: Kristiano Ronaldo (22), Miroslav Klose (19), Gerd Myler (18) and Jyrgen Klinsman (16).

– Bellingam, i cili mbushi 21 vjeç të shtunën, është tani lojtari më i ri që shënon për Anglinë në një ndeshje me eliminim direkt në Europian. Rekordin e mëpërparshëm e mbante Majkëll Ouen (24 vjeç e 193 ditë kundër Portugalisë në “Euro 2004”).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"