Statistikat/ Anglia i kthen në modë 11-metërshat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 10:22

Statistikat/ Anglia i kthen në modë 11-metërshat

Anglia u bë gjysmëfinalistja e tretë e “Euro 2024”-s. Me drithërima, si ndaj Sllovakisë. Duke djersitur shtatë bluza, si kundër Sllovakisë.

Angli

Me përjashtim të faktit që, ndryshe nga ndeshja e 1/8-ave, në Dyseldorf nuk mjaftoi as koha shtesë për të vendosur fituesin: Barazimi 1-1 pas 90 minutash dhe 120 minutash, i përcaktuar nga Embolo-Saka në minutën e 75-të dhe 80- të, i dërgoi dy skuadrat në penallti dhe aty vendoset e gjithë ndeshja.

Nga pika e bardhë shënojnë pothuajse të gjithë: vetëm Akanzhi bën një gabim, duke e lejuar veten të hipnotizohet nga Pikford. Anglezët, nga ana tjetër, janë të përsosur: transformimi i Arnoldit i dërgoi ata drejt e në aeroplanin që do t’i çojë në Dortmund përballë Holandës: tre vjet pas tronditjes në “Uembli”, ëndrra për të rikthyer futbollin në shtëpi është më e gjallë se kurrë.

STATISTIKAT

– Anglia u kualifikua në gjysmëfinalen e saj të katërt të një Europiani. Ata humbën në 1968 dhe 1996, por fituan tre vjet më parë në shtëpi, duke u kualifikuar për herë të parë në një finale.

– Bukajo Saka (22 vjeç, 305 ditë) është lojtari më i ri që ka shënuar për Anglinë në një çerekfinale të Europianit, duke kaluar Majkëll Ouenin kundër Portugalisë në “Euro 2004”.

– Anglia ka 14 ndeshje të pamposhtur kundër Zvicrës (10 fitore, 4 barazime), që datojnë që nga maji i vitit 1981.

– Katër nga pesë çerekfinalet e Europianit të Anglisë janë vendosur nga penalltitë.

– Tetë nga 11 ndeshjet e fundit të Anglisë me eliminim direkt në Europian kanë kërkuar kohë shtesë. – Anglia ka humbur vetëm një nga 19 ndeshjet e fundit zyrtare (12 fitore, 6 barazime).

– Xhud Bellingam (21 vjeç, 7 ditë) është lojtari më i ri që ka luajtur në dy çerekfinale të Europianit.

– Duke përjashtuar goditjet e penalltive, Sauthgejt nuk ka humbur kurrë një ndeshje të Europianit si trajner (8 fitore, 4 barazime).

– Katër nga pesë ndeshjet e fundit të Zvicrës me eliminim direkt në Europian janë zgjidhur me penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"