STATISTIKAT/ Rodri-Ruiz, maratonomakët e gjysmëfinales

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2024 | 14:38

STATISTIKAT/ Rodri-Ruiz, maratonomakët e gjysmëfinales

Thonë që Spanja ka teknikën dhe Anglia fizikun, por në fakt statistikat e gjysmëfinaleve rrëzojnë mitin. Në renditjen e publikuar nga UEFA për lojtarët që kanë vrapuar në fazën gjysmëfinale janë 2 futbollistë të Spanjës.

Spain-s-Rodri-celebrates-at-the-end-of-the-semi-fi_1720623817986

Bëhet fjalë për Rodrin që është i pari me 11.3 kilometra dhe Fabian Ruiz që ka arritur shifrën e 11 kilometrave. Pas tyre renditen 2 mesfushorët anglezë Rajs dhe Maino. Të dy kanë vrapuar nga 10.7 kilometra secili.

Në vendin e pestë gjendet mesfushori i Holandës Reijnders. Nuk është rastësi që të dyja palët do ta besojnë luftën e tyre pikërisht tek mesfushorët sepse është një ndeshje që mund të vendoset prej tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"