Stërvitja e parë e Kombëtares, Silvinjo grumbullon edhe sulmuesin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2024 | 0:10

Stërvitja e parë e Kombëtares, Silvinjo grumbullon edhe sulmuesin e Skënderbeut

Kombëtarja shqiptare u grumbullua sot në “Shtëpinë e Futbollit”, për të kryer seancën e parë stërvitore. Edhe pse nuk kanë mbërritur ende të gjithë lojtarët e ftuar nga Silvinjo, trajneri brazilian, nuk humbi kohë, për të nisur me përgatitjet.  

Nikaj

Në këtë seancë të parë u vu re edhe grumbullimi i sulmuesit të Skënderbeut, Ardit Nikaj, i cili është pjesë edhe e Kombëtares Shpresa.  

Shkodrani është grumbulluar nga Silvinjo, dEri në momentin e kompletimit të grupit, teksa më pas do të bashkohet sërish me kuqezinjtë e Alban Bushit. Gjithsesi mbetet një eksperiencë unike kjo për Nikajn, i cili pati fati të stërvitet me yjet e Kombëtares, të cilët prej datës 14 qershor do të jenë pjesë e Europianit.

Nikaj5 

Sulmuesi 22-vjeçar këtë sezon u aktivizua 34 ndeshje me fanellën e Skënderbeut në kampionat, ku shënoi 7 gola si dhe regjistroi 2 asite. 

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL  

Shqipëria nis grumbullimin në “Shtëpinë e Futbollit”, ja lojtarët e pranishëm në stërvitjen e sotme

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"