Stërvitja e parë e Milanit me Paulo Fonsekën shkon si mos më keq, ultrasit e bojkotojnë në shenjë proteste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 21:15

Stërvitja e parë e Milanit me Paulo Fonsekën shkon si mos më keq, ultrasit e bojkotojnë në shenjë proteste

Ky sezon nuk do të jetë aspak i lehtë për Milanin dhe aq më pak për Paulo Fonsekën. Trajneri portugez, i cili ka pak ditë që është emëruar në stolin e kuqezinjve, do të duhet që të lërë menjëherë shenjë, pasi starti i aventurës së tij duket se nuk po shkon siç pritet.

fonseka

Shkak është bërë protesta e ultrasve të Milanit, të cilët mendojnë se klubi ka gabuar duke zgjedhur Fonsekën si pasardhës të Stefano Piolit. Këtë e kanë bërë të qartë nëpërmjet qëndrimeve të tyre në rrjetet sociale e tashmë edhe me një bojkot të pazakontë të seancës së parë stërvitore për edicionin e ri.

Ekipi është grumbulluar sot në Milanelo për t’u vënë për herë të parë nën urdhrat e Fonsekës dhe të pranishëm ishin vetëm 300 tifozë, pa mijëra ultrasit të cilët zakonisht rrethonin klubin dhe krijonin një atmosferë elektrizuese me koret e tyre në mbështetje të ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"