Stivian Janku e mbyll zyrtarisht, Dinamos i shtohen vendet bosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2024 | 9:12

Stivian Janku e mbyll zyrtarisht, Dinamos i shtohen vendet bosh

Ajo që gazeta paralajmëroi pak ditë më parë tashmë ka marrë formë zyrtare. Stivian Janku e ka mbyllur bashkëpunimin me Dinamon pas gati shtatë muajsh.Screenshot_1-16Nga dje mbrojtësi 27- vjeçar ka shkëputur me konsensus marrëdhënien kontraktuale me klubin kryeqytetas, duke dalë lojtar i lirë. Kur pritej ndonjë afrim i bluve, vjen largimi i radhës. Janku la Egnatian dhe u bashkua me blutë në merkaton e janarit, i kërkuar nga trajneri Dritan Mehmeti, por nuk pati hapësirat që priste në gjysmën e dytë të kampionatit të kaluar. Në këto kushte ai ka vendosur të ndërrojë skuadër, pasi është në kulmin e karrierës dhe dëshiron të luajë rregullisht. Futbollisti i lindur në Greqi nuk kishte udhëtuar me ekipin në Itali, ku Dinamo po zhvillon fazën përgatitore prej disa ditësh.

“Po, kam mbyllur gjithçka me Dinamon. Për skuadrën e re nuk dua të nxitohem”, ka pohuar shkurt Stivian Janku për “Panorama Sport”.

Nga blutë ka pasur largime të shumta nga kontingjenti i sezonit të kaluar, ndoshta mund të jetë rekord për ekipet e Superiores. Vetëm nga reparti i mbrojtjes janë larguar A.Marku, Behiratçe, Çuni, Mija, Allmuça dhe tashmë edhe Janku.

BOSHLLËKU – Drejtuesit e klubit kryeqytetas ishin në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ri, ndërsa tani, me largimin edhe të Jankut, kanë dy vende bosh në këtë sektor Rustem Hoxha dhe Mateo Muzek janë dy qendërmbrojtësit e vetëm të bluve për momentin, kështu që është i domosdoshëm përforcimi i qendrës së prapavijës. Me skuadrën në Itali është edhe lezhjani Redinel Gjikola, por ai shihet më tepër një element për të ardhmen, aq më tepër që ka pësuar edhe një dëmtimsë fundmi. Dinamo kishte piketuar, madje kishte edhe një akord verbal me një mbrojtës brazilian, por në fund ai vendosi të shkojë në Azi për një ofertë më të mirë financiare. Blutë po shohin aktualisht disa pista, ku preferohen ato të lojtarëve shqiptarë, duke qenë se janë afruar shumë të huaj dhe ideja është që të lihen të tjera vende bosh në sulm e mesfushë për të huajt. Përveç qendrës së mbrojtjes, klubi pritet të “blindojë” edhe krahun e majtë, ku gjasat janë që rikthehet Faton Xhemaili.

FATJON RUPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"