Sukthi, Kapllani i beson edhe kreut
Tekniku i skuadrës sukthjane, durrsaku i mirënjohur Xhevahir Kapllani, që e drejton këtë ekip për tre vite radhazi, ndjehet mjaft i kënaqur nga fitorja e arritur të dielën e kaluar në Sukth me Luzin. Kur duhen tri javë që të mbyllet kampionati, skuadra e tij ka siguruar përfundimisht vendin e dytë, por është shumë pranë kryesueses, Tërbunit. I pyetur rreth kësaj fitoreje dhe mundësisë që ka Sukthi për të zënë vendin e parë, që do të thotë ngjitje automatikisht në Kategorinë e Parë, numri një i pankinës sukthjane Kapllani shprehet: “Fitorja ndaj Luzit konfirmoi se skuadra jonë është në realizimin e objektivit si kandidate kryesore për në Kategorinë e Parë. Gjithsesi, nuk duhet të jemi euforikë. Ne po përgatitemi intensivisht për një takim mjaft të vështirë në Shijak me Erzenin të dielën e ardhshme, sepse pavarësisht gjendjes në renditje, Erzeni është një skuadër me mjaft përvojë. Me të tillë mobilizim ne do të jemi deri në fund të kampionatit, pasi janë mundësitë reale që ekipi ynë të jetë pretendent serioz për të hyrë në Kategorinë e Parë”.
Fiqiri Lala