Postuar: Maj 9, 2012 | 12:01
Sukthi vuan barazimin me Tërbunin
Trajneri i Sukthit, Xhevair Kapllani, për barazimin me Tërbunin është shprehur: “Më vjen keq që nuk arritëm të fitonim. Me këtë rast i kërkojmë ndjesë tifozërisë fantastike sukthjane që si asnjëherë tjetër na inkurajoi fuqishëm gjatë 90 minutave. Mendoj se futbollistët u përpoqën të japin maksimumin e mundshëm, por mesa duket ngarkesa e madhe psikologjike për të fituar me çdo kusht ndikoi negativisht në mosarritjen e suksesit. Tani jemi të përqendruar te ndeshja e ‘play off’-it, të cilën shpresoj ta fitojmë”.
Fiqiri Lala