Sulmi i Milanit është bërë ekuacion, në skenë dy emra të tjerë! Osimhen një ëndërr… vere

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 11:29

Sulmi i Milanit është bërë ekuacion, në skenë dy emra të tjerë! Osimhen një ëndërr… vere

Që Milani po kërkon një sulmues nuk është më lajm. Largimi i Olivie Zhirusë nuk ishte një rrufe në qiell të hapur sepse klubi e dinte shumë mirë që francezi do të largohej.

osimhen

Megjithatë duhet thënë se kjo çështje është zvarritur shumë sepse kuqezinjtë u vonuan për të zgjedhur trajnerin e ri. Lista është e gjatë dhe çdo ditë që kalon shtohen të tjerë emra. I fundit është Himenez, sulmuesi meksikan i Fejnordit, i angazhuar në Kupën e Amerikës me kombëtaren e tij. Është një lojtar i fortë dhe që punon shumë duke bërë repart i vetëm, por ndoshta jo kampioni i vërtetë që presin tifozët kuqezinj.

Santiago ka lindur në Argjentinë, por emigroi në Meksikë duke prezantuar me krenari këtë komb. Himenez është rritur në ekipin e Kruz Azul, klub i qytetit të Meksikës dhe më pas transferohet te Fejnordi në vitin 2022 për 5 milionë euro. Në Holandë viti i parë i shkoi shumë mirë me 23 gola në 45 ndeshje. Në kampionat ka shënuar shpesh dhe e ka habitatin e tij të preferuar. Është një futbollist që mund të sjellë golat, por gjithashtu edhe forcën fizike.

OSIMHEN- Nëse pista e mësipërme është më e besueshme, një tjetër bombë vjen nga mediat italiane. Në fakt nuk është lajm, por një sugjerim që “Gazzetta Dello Sport” bën për klubin kuqezi duke pyetur: Po sikur të tentoni Osimhenin? Sulmuesi nigerian i Napolit nuk e ka të sigurt qëndrimin e tij madje është duke shtyrë për t’u larguar. Nuk ka asnjë skuadër që ka bërë ofertë konkrete për shkak të çmimit të lartë që ka vendosur skuadra e Napolit. Mund të duket një çmenduri, por në futboll edhe çmenduritë mund të realizohen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"