Sulmuesi Farruku i dyzuar për të ardhmen, bisedën e parë e pret nga Burreli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2024 | 19:22

Sulmuesi Farruku i dyzuar për të ardhmen, bisedën e parë e pret nga Burreli

Në Burrel po pritet me shumë interes prezantimi i trajnerit të ri Ditmar Bici. Emërimi i trajnerit të ri do të shënojë dhe fillimin e punës për formatimin e skuadrës për sezonin e ri. Shumë prej lojtarëve që mbyllën sezonin e shkuar janë në pritje të ulen me drejtuesit e klubit për të përcaktuar përfundimisht të ardhmen e tyre.

farrukuu

Pauzën e pushimit pas përfundimit të kampionatit një pjesë e futbollistëve e kanë shfrytëzuar me zhvillimin e stërvitjeve individuale, në ambientet e stadiumit “Liri Ballabani”. “Prej ditësh, bashkë me disa futbollistë të tjerë, kam nisur përgatitjet individuale, kjo për të ruajtur parametrat fizik. Dhe pse me seanca të reduktuara për shkak të temperaturave të larta dhe ndeshjeve të Europianit, na ka ndihmuar dukshëm në ruajtjen e formës fizike”, u shpreh fillimisht për “Panorama Sport”, goleadori i skuadrës matjane, Florenc Farruku.

Prezantimi i mirë i sulmuesit 23-vjeçar në edicionin e kaluar, shoqëruar me shënimin e tetë golave, e ka vënë në qendër të vëmendjes të disa skuadrave, jo vetëm nga Kategoria e Parë, por edhe e atyre të Superiores. “Dëshira është të provojë një eksperiencë tjetër, por në respekt të skuadrës së vendlindjes, më duhet të ulem fillimisht me drejtuesit e skuadrës. Çdo ditë e kaluar është e humbur, prandaj sa më shpejt të nisim punën, aq më mirë do t’i shërbejë secilës palë”, përfundoi golashënuesi i skuadrës matjane. Pas eliminimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian, Farruku pohoi se mbështet Portugalinë dhe në veçanti Kristiano Ronaldon.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"